Gjyqi publik ndaj interesave kombëtare të Republikës së Kosovës

30.03.2018 12:17:43
Debati aktual në lidhje me arrestimin dhe dëbimin e disa shtetasve turk që kanë jetuar dhe vepruar në Kosovë dhe që janë ndjekur nga institucionet e drejtësisë turke, mund të ishte një debat konstruktiv për të drejtat e njeriut, mirëpo ajo çfarë po diskutohet më së paku ka të bëjë me shqetësimet e disa opinion-bërësve me të drejtat e shtetasve turk, sa ka të bëjë me sentimentin e fuqishëm anti-lindor dhe me një frikë irracionale se ky veprim po e vendos Kosovën në taborin anti-perëndimor, duke injoruar plotësisht faktin se kemi të bëjmë me një vend anëtar të NATO-së që politikisht e zyrtarisht njihet si pjesë e Evropës që nga Traktati i Parisit i vitit 1856.

 

Marrëdhëniet ndërkombëtare dominohen nga interesi i shteteve, dhe furia e opinion-bërësve për të idealizuara këtë sistem reflekton naivitet në rastin më të mirë. Kosova në marrëdhënie ndërkombëtare duhet të ndjek interesin e vetë kombëtar, sidomos në kontekstin aktuale kur ne kemi hyr në një fazë përmbyllëse të dialogut me Serbinë.

Në procesin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara dhe realizimit të së ardhmes Euro-Atlanike, Kosova do të ketë nevojë edhe për mbështetjen e rëndësishme të Turqisë.

Ne shohim se si Serbia e vende anëtare të BE-së (si p.sh. Hungaria) nuk sakrifikojnë interesat e veta shtetëror në marrëdhënie me shtetet e tjera. Ndërsa Serbia vazhdon të kultivoj marrëdhënie të mira me shtetet e lindjes, në Kosovë po i kërcënojmë edhe ato pak raporte të mira që kemi aktualisht, nga frika irracionale se këto marrëdhënie mund të cenojnë orientimin pro-perëndimor të Kosovës. Kosova ka pas, dhe shpresojmë se do të vazhdoj të ketë përkrahjen e shtetit më të fuqishëm të perëndimit SHBA dhe në anën tjetër të njërit prej shteteve më të fuqishme Turqisë.

Narrativi i nxitur në nga opinion-bërësit prek interesat jetike kombëtare të Republikës së Kosovës dhe mund të ndikoj në marrëdhëniet Kosovë-Turqi, një vend anëtar i NATO-së Personalitete mediale, pa ndonjë kredencial profesional ose akademik dhe pa përvojë, drejtojmë dhe dominojnë debatin për çështje dhe procese që kanë rëndësi jetike për interesin kombëtar të vendit.

Republika e Kosovës është sot një realitet falë mbështetjes qenësore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shteteve të ndryshme Evropiane, mirëpo edhe Turqisë. Shpesh në Kosovë diskutohet për atë se si ne nuk duhet të harrojmë përkrahjen e SHBA e shteteve evropiane, ngjashëm ne nuk do të duhet të harrojmë përkrahjen e shtetit dhe popullit turk për Kosovën, e dëshmuar në shumë raste. Krahas kësaj, duket që në debatin publik po injorohet krejtësisht fakti që ne në Kosovë kemi një komunitet turk dhe se si ky diskutim mund të ndikoj tek ta.

Në kontekst të gjendjes ku është Kosova sot, interesi jetik i vendit është të ruaj marrëdhëniet strategjike me shtete përkrahëse dhe mike të cilat kanë sponsorizuar konsolidimi ndërkombëtar të vendit dhe janë të gatshme të garantojnë edhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Interesi kombëtare nuk mund të “outsourced” në media sociale dhe as vendimet për interesa jetike kombëtare nuk mund të definohen nga furia e opinion-bërësve.