Gllarevë/ Aksidentohet vetura e çiftit që po martohej, fatmirësisht nuk ka të lënduar

28.07.2021 12:54:37

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës.

Vetura e aksidentuar ishte e rregulluar për një çiftin që po martohej, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar informacionin ku ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Është aksident vetëm dëme materiale”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata.