Vaksinohet Ramush Haradinaj, thirrje qytetarëve: Vaksinohu edhe ti, mbroj veten dhe të tjerët

28.07.2021 14:49:20

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është vaksinuar në QKMF-në e Deçanit, me ç’rast u ka bërë thirrje edhe qytetarëve ta bëjnë veprimin e njëjtë.

Teksa ka përgëzuar stafin mjekësor për punën e palodhshme.

Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.

Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.

Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!