“Godet” zyrtari i VV-së: Edhe politika e Rugovës ishte kundër qëndrimit të amerikanëve

07.03.2020 20:16:59

Vetëvendosje po tenton ta mbajë aktive temën e raporteve të Kosovës me SHBA-të.

Është zyrtari i kësaj partie, Hysamedin Feraj ai që përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte qëndrim kundër SHBA-ve, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se prej vitit 1990 asnjë nga opcionet e Rugovës nuk është mbështetur nga presidentët e SHBA-ve.

Feraj madje ka shkuar edhe më larg në këtë aspekt. Ka thënë se as Rugova e as populli nuk hoqi dorë nga kërkesat që ishin kundër qëndrimeve të amerikanëve.

Postimi i plotë:

Për “rugovianët”:
Pjesa më e madhe e jetës politike të Ibrahim Rugovës ka qenë kundër qëndrimit zyrtar të SHBA-ve.
Prej vitit 1990 asnjë prej tre opcioneve të famshëm të Rugovës nuk mbështetej nga presidentët e SHBA-ve.
Kundër kërkesave amerikane, Rugova as populli nuk hoqi dorë prej asnjërit prej tyre.
Me këtë siguroi miqësinë dhe aleancën me amerikanët
Në fund, SHBA erdhën zyrtarisht te njëri prej opcioneve tanë: Kosova shtet i pavarur.
Shumica e “rugovianëve” mustafistë nuk e dinë këtë fakt, sepse as atëherë e as sot nuk dinë asgjë.
Gjithsesi le të kujtojnë në cilin vit SHBA e kanë mbështetë për herë të parë zyrtarisht kërkesën e Rugovës për Republikë, pavarësi ose bashkim me Shqipërinë – tri opsionet e Rugovës.
Deri atë ditë Rugova ka qenë kundër qëndrimit amerikan, dhe amerika kundër qëndrimeve të Rugovës.
Nuk po flasim për UÇK-në që i dërguari amerikan, Gellbard, e shpalli terroriste, pastaj aleatin e vet kryesor, në vend të Rugovës.