Goditja e Kasmit, Basha: Rama nxit dhunën, mbajti qëndrim të rrezikshëm

29.05.2018 22:18:01

Qëndrimi i mbajtur nga kryeministri Edi Rama në një intervistë për “France 24”, lidhur me protestën e opozitën dhe në veçanti me dhunën e ushtruar nga gazetarit Bledi Kasmi është kritikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Kreu i PD shkruan në Facebook se “qëndrimi i Edi Ramës për dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi si çështje e brendshme që nuk meriton vëmendjen e medias ndërkombëtare është i dënueshëm dhe i rrezikshëm”.

“Me këtë qëndrim, Edi Rama vetë-demaskohet si kryepushtetari që nxit dhe mbron dhunën ndaj njerëzve të medias”, nënvizon Basha.

Basha thekson se kryeministri Rama është sot pengesa kryesore e përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë, pasi ai udhëhiqet nga idealet e liderëve autokratë të Lindjes, që e ruajnë pushtetin duke kultivuar dhunë.

“Paprekshmëria e jetës dhe lirisë së individit dhe liria e shprehjes janë vlera universale dhe themeli i sistemit demokratik perëndimor dhe Bashkimit Europian. Është e papranueshme jo vetëm për gazetarët dhe median e lirë shqiptare, jo vetëm për të drejtat e njeriut në Shqipëri, por edhe për aspiratën europiane të Shqipërisë të kemi një kryeministër të tillë që nuk ka lidhje me standartet minimale perëndimore, por që ngjan si dy pika uji me autokratët injorantë dhe të dhunshëm të Lindjes”, thotë lideri i opozitës