GP i LDK-së letër ngushëllimi për Haradinajn

17.06.2018 13:30:02

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt për vdekjen e babait të tij, Hilmi Haradinaj.

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella Kryeministrit Haradinaj dhe gjithë familjes së tij për ndarjen nga jeta të babit, Hilmi Haradinaj.

I qofte i lehtë dheu këtij burri të fortë që kaloi shumë sfida dhe dhimbje në jetën e tij”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.