Grabitet marketi në Ferizaj, vidhen para e lëndohet roja (Video)

29.07.2016 21:47:30

Grabitësit hynë në hapësirën mbështetëse të Plus Marketit në Ferizaj k,u nga këtu, personat që ende janë të panjohur e grabitën kasafortën.

Pronari Ferat Neziri ka thënë se grabitja ndodhi në mëngjesin e hershëm të së premtes, derisa në këtë qendër tregtare po bëhet zgjerimi i objektit, dhe kamerat nuk ishin funksionale.

Nga kjo grabitje, përveç vjedhjes së shumës prej 5000 deri në 6000 euro, mbeti i lënduar edhe rojtari Ferid Shala.