Agim Shahini: Votimi i buxhetit obligim moral,politik e kushtetues

Agim Shahini: Votimi i buxhetit obligim moral,politik e kushtetues

28.12.2020 12:46:58
????????????????????????????????????

Shkrimi i plotë nga Agim Shahini:

Votimi i buxhetit është obligim moral politik e kushtetues

Aleancës Kosovare të Biznesit i  bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë buxhetin e vitit 2021. Pasi, sipas AKB-ës kjo gjë do të jetë në të mirë të ekonomisë dhe qytetarëve të vendit.

“AKB ju kërkon të gjithë deputetëve të parlamentit të Kosovës se të hënën të votohet buxheti në të mirë të ekonomisë së Kosovës dhe vetë qytetarëve të saj”

AKB mendon se  zgjedhjet do të mbahen brenda disa javëve, formimi i qeverisë nuk dihet saktë kur do të ndodh, prandaj është i rëndësishëm votimi i buxhetit. Deputetë këtë gjë e kanë obligim moral e politik e kushtetues deputetët. “Zgjedhjet tash më po dihen se do të ndodhin brenda disa javëve apo muajit, por formimi i qeverisë së re nuk dihet sepse kjo mund të zgjatë me muaj të tërë pavarësisht fituesit të zgjedhjeve, prandaj miratimi i buxhetit është obligim moral politik e kushtetues”.