Në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Shkabaj, pesë aksidente , përfshihen 15 automjete

28.12.2020 12:46:12

Pesë aksidente trafiku janë shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj.

Në këto aksidente trafiku janë përfshirë 15 automjete, ku nga tri prej tyre kishte persona të lënduar.

Nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë thanë se deri më tani tretman mjekësor kanë pranuar 15 qytetarë.

“Me datën 28.12.2020 rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor, prej tyre tri me lëndime. Të përfshira gjithsej janë 15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjekësore deri tani kanë kërkuar 15 persona”.

Me këto aksidente të ndodhura në orët e para të ditës janë duke u marrë njësitë policore të trafikut.