Sot, seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin

28.12.2020 11:59:40

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Po ashtu në këtë seancë do të votohen edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Seanca pritet të mbahet në ora 11:00.