Meliza Haradinaj-Stublla, sot viziton zyrtarisht Republikën e Turqisë

28.12.2020 12:52:57

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Në nisje të kësaj vizite, shefja e diplomacisë kosovare do ta vizitojë mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk-ut “Anıtkabir”, ku do të bëjë vendosjen e kurorës dhe një shënim protokollar në librin e kujtimeve.