Grabitet shtëpia e kandidatit për deputet (Video)

30.05.2017 21:06:21

Dikush demoloi e vodhi shtëpinë e kandidatit për deputet të Vetëvendosjes, Sadri Ramabajës.

Mesditën e së hënës rreth orës 14:00 persona të panjohur hynë në shtëpinë e kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja derisa ai ishte duke ligjëruar në fakultet.

“Më ka telefonu gruaja dhe më ka rrëfyer se kur është kthyer në shtëpi e ka gjetur në gjendjen që nuk e kemi parë asnjëherë. Skenat kur erdha dhe i pashë më kujtun vitet e 80’ta kur UDB’ja jugosllave më kishte arrestu për herë të tretë”, tha ai.

Ramabaja po pretendon se hajdutët nuk ishin të zakonshëm e madje sipas tij ata edhe kishin një mesazh të qartë për të.

Sipas tij ata kishin një mesazh të qartë për të.

“Kandidimi për deputet e ka penguar dikë. Prapa kësaj mendoj se janë mbetjet e shërbimit serb këtu ”, tha ai.

Nga shtëpia u morën disa gjëra, përfshirë një laptop, pasaporta e gruas së tij, një aparat për matjen e tensionit dhe aparat për matjen e tensionit në gjak.