Grabitja e karburantit në Krujë, policia identifikon njërin prej autorëve

17.09.2016 13:00:12

Policia e Durrës  identifikon njërin nga autorët e grabitjes së karburantit, ngjarjes së ndodhur një dirë më parë në Krujë. Për pasojë është shpallur në kërkim kërkim njëri nga autorët e kryerjes së veprës penale, konkretisht shtetasi B.M. 28 vjeç, banues në fshatin Qerek, Krujë.

Shtetasi i mësipërm, më datë 16 shtator, 2016, rreth  orës  01:30,  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në aksin rrugor aeroporti i Rinasit-Ura e Gjolës, me skafandra dhe nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një pikë shitje karburanti, në pronësi të shtetasit  N.V. 51 vjeç, banues në Mallakastër.

Autorët kanë hyrë në kabinën e vendqëndrimit të rojeve dhe shitësve të karburantit, ku kanë thyer me armë zjarri automatik xhamin e derës dhe dritares së kësaj kabine, dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punonjësit të hapin kasafortën e parave nga e cila kanë marre rreth 300 000 lekë dhe janë larguar me mjetin e tyre motoçikletë e tipit “Lifan”.

Gjatë kryerjes së kontrollit të zonës përreth u gjet i djegur rreth 300 m larg vendit të ngjarjes motori të cilin kishin përdorur autorët, i llojit 50 CC. Nga kryerja e veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes dhe provat e mbledhura, ka rezultuar si autor i dyshuar është  shtetasi  B.M. dhe një shtetas tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar  në banesën e shtetasit B.M., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa. Policia vijon punën për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, identifikimin e  autorit tjetër dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhjes me dhunë”, dhe Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.