Shkon të takojë të afërmin në burg, policia i zbulon drogë 43-vjeçares

17.09.2016 13:14:45

Policia e Durrësit ka arrestuar një grua 43-vjeçare, pasi tentoi të fusë drogë në ambientet e burgut të qytetit.

Sipas policisë, Albana Caraj 43 vjeçe, banuese në Durrës, kishte shkuar në burg për të takuar një të afërmin e saj, por gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar në nenet 283/1 dhe 324/a të Kodit Penal.