Grabitje e armatosur në Fushë-Kosovë

29.09.2019 13:39:20

Dje në Vragoli të Fushë Kosovës është raportuar për një grabitje të armatosur.

Rasti në polici është lajmëruar nga një person i cili ka raportuar që gjatë kohës sa ishte në vendin e punës dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i`a kanë grabitur 400 euro.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 28.09.2019 – 03:10. Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka informuar se për deri sa ishte në vendin e punës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 400 (katërqind) euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.