Grabitje e armatosur në Gjilan

14.12.2016 14:23:07

Policia e Kosovës njoftoi se një person ka raportuar se në një shitore një person i maskuar ia drejtuar revolen dhe i ka grabitur para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës në Gjilan, ka njoftuar policia.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti po hetohet nga njësitet policore.