Gratë e burgosura në Shkup mbrëmë kanë tentuar të ikin

21.08.2017 11:53:24

Mbrëmë janë vërejtur forca të shtuara të policisë në burgun e ”Idrizovës” dhe gjithashtu janë dëgjuar të shtëna për të qetësuar situatën.

Të burgosurat në sektorin e grave në këtë burg kanë pasur plan që të arratisen nga burgu i Idrizovës.

Merret vesh se të njejtat kanë pasur edhe ndihmë nga jashtë për të organizuar ikjen sa më mirë.

Nga MPB-ja nuk kanë informacione zyrtare ende rreth aksionit të ndalimit dhe planit të grave për ikje nga vuajtja e dënimit.