Greg Delawie: As unë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar (Foto)

30.05.2017 18:17:38

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Greg Delawie i është bashkuar fushatës së shoqërisë civile të Kosovës “#AsUnë nuk do të votoja kandidatët e korruptuar”.

 

Përmes një postimi një Facebook, Delawie është fotografuar me një letër që përçon mesazhin e shoqërisë civile “AsUnë”.

“Ambasadori Delawie mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë, duke thëne se as unë nuk do të votoja për kandidatët e korruptuar. Vizito faqen Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova  për më shumë informacion mbi këtë nismë”,  thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Ambasada e Amerikës edhe më parë ka bërë thirrje që të mos përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë, politikanë që kanë të ngritura aktakuza.