Greg Delwaie, përgezon KQZ -në për punën gjatë zgjedhjeve

Greg Delwaie, përgezon KQZ -në për punën gjatë zgjedhjeve

14.06.2017 19:08:50

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delwaie, e ka përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth numërimit dhe certifikimit të votave për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai e ka vizituar sot Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë punën e tyre dhe se kjo sipas tij është e rëndësishme.

“Numërimi dhe certifikimi i votave të qytetarëve e të Kosovës është një punë e rëndësishme. Vazhdoni punën e mirë”, ka shkuar Delawie.