​Punëtorët e Telekomit në protestë me parullën “Unë punoj, Devollët pasurohen”

16.11.2020 14:17:50

Kjo protestë e punëtorëve të Telekomit vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj.

“Kryeministër edhe ne jemi të këtij shteti”, “ma mirë me vdekë prej COVID-19 se nga Blerim Devolli”, “Unë punoj, Devollët pasurohen”, janë disa nga parullat që po mbahen në duar nga punëtorët e Telekomit të Kosovës, të cilët janë mbledhur para qeverisë së vendit për të protestuar pas gjendjes së krijuar në këtë ndërmarrje.

Kjo protestë e Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës është organizuar pasi që punëtorët e kësaj ndërmarrje ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor, ndërsa kanë deklaruar se tashmë po rrezikohet edhe funksionimi i ndërmarrjes.

Kjo protestë e punëtorëve të Telekomit vije pasi kësaj ndërmarrje i janë bllokuar llogaritë bankare dhe i janë tërhequr mjetet nga kompania Z-Mobile për shkak të borxhit ndaj saj.