Thyhet tabuja, shënojmë 3 gola në Air Albania, kualifikimi varet nga ndeshja me Bjellorusinë

16.11.2020 01:30:58

Ishte kthyer në një makth për lojtarët kuqezi, por në fund “mallkimi’ është thyer dhe lojtarët e Shqipërisë kanë arritur të shënojnë në Air Albania. Ndeshja me Kazakistanin u fitua nga kombëtarja shqiptare me rezultatin 3-1. Dy gola u shënuan në pjesën e parë nga Cikalleshi dhe Ismalji.

Momenti i gëzimit nuk zgjati as dy minuta, pasi kazakët shënuan nga gjysma e fushës, duke shfrytëzuar rastin e daljes së portierit Etrit Berisha.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë ishin më kërkues dhe goli i tretë u shënua nga Rei Manaj nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë kështu siguri për fitoren.

Tashmë Shqipëria renditet në vendin e dytë në grup me tetë pikë, ndërsa në vend të parë është Bjellorusia me 10 pikë.

Pikërisht ndeshja e fundit me bjellorusët është vendimtare, pasi një fitore e kualifikon Shqipërinë. Ky sukses shoqërohet edhe më një premio prej 3 milionë euro.