Hoti: Dita ditës fillojmë bisedat me spektrin politik për çështjen e Presidentit të Kosovës

16.11.2020 17:30:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar sot lidhur me postin e Presidentit .

Hoti tha se beson që shumë shpejtë kjo çështje do të marrë udhë, për shkak se ka pasur shumë ndryshime gjatë ditëve të fundit.

“Besoj edhe për këtë çështje shumë shpejtë do të marrë udhë kjo çështje, sapo kanë ndodhë ndryshimet për shkak të akuzave të ngritura, besoj për disa ditë fillojnë bisedat me spektrin politik për të parë se si mund të kalojmë këtë situatë”, tha Hoti, transmeton lajmi.net.

Kryeministri shtoi se rruga kushtetuese është e qartë dhe se do të insistoj të përcillen hapat kushtetues për të gjetur zgjidhjen më të mirë të vendit, e jo interesat politike përpara atij publik.

“Rruga kushtetuese është e qartë, do të insistoj të përcillen hapat kushtetues për të gjetur zgjidhjen më të mirë të vendit, e jo interesat politike përpara atij publik”, shtoi ai.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Kosovës, u.d u emërua Vjosa Osmani, e cila deri para pak ditëve ishte në krye të Kuvendit të Kosovës.