Greqia ndalon autobusin me 30 të moshuar nga Çamëria

27.02.2018 12:52:17
Një autobus me 30 shqiptarë nga Çamëria, kryesisht të moshuar, nuk është lejuar të hyjë në Greqi.

Ata kanë dashur të shkojnë në Prevezë në vendin e të parëve të tyre, por policia kufitare greke nuk i ka lejuar, me urdhër të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Sipas kësaj ministrie, arsyeja është se shqiptarët me origjinë çame kërkojnë pronat e tyre nga shteti grek.

Kjo është e disata herë kur të moshuarit që kanë në pasaportat e tyre vendlindjen Çamëri nuk lejohen të hyjnë në Greqi.