Greva e Rinasit/ U akuzua nga Rama për grusht shteti, lirohet pas 6 orësh marrje në pyetje “Leshkoja”

09.04.2021 09:39:45

Lirohet pas gjashtë orësh Petrit Sulaj, ish-drejtori i Aviacionit Civil, i cili u shoqërua mbrëmjen e së enjtes lidhur me krizën e Rinasit. Sulaj u shoqërua të enjten pasi numri i tij i celularit doli tek bisedat telefonike të kontrollorëve ajrorë që u shoqëruan.

Sipas Abcnews ai ka deklaruar në polici se nuk është për ndërprerje të punës por për dialog mes palëve.

Petrit Sulaj ka ushtruar postin e drejtorit të Albcontrol gjatë periudhës kur Ilir Meta ishte në qeveri me Sali Berishën. Ai është lakuar së fundmi edhe nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka akuzuar presidentin Meta për ngërçin që u krijua në kullën e vrojtimit.

Kryeministri i është referuar Sulajt si “Leshko” pseudonim me të cilin e njohin miqtë. Kreu i qeverisë ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin duke i thënë se “fsheh dorën me Leshkon”

“Përçapja që bën Ilir Meta me kontrollorët, se cfarë pune ka që i pret, se çka mes tij dhe kontrollorëve një leshko, leshko, pastaj Saliu dhe Meta e tha vetë; ishte vetë-shpallja e tij si njeriu…Nuk do i shiste aq kollaj, bëri një shitje dhe blerje që rezultoi as shitje as blerje”, pati deklaruar Rama.

.