Gruaja myslimane detyrohet të zbuloj fytyrën nga policia austriake

02.10.2017 11:48:13

Një grua myslimane është detyruar të largoj mbulesën nga policia austriake, pasi ligji i ri që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës në vende publike ka hyrë në fuqi.

Fotografitë e publikuara më poshtë, tregojnë dy policë duke detyruar një grua të re të zbuloj fytyrën, pasi ky veprim tashmë vlerësohet si i paligjshëm në këtë shtet, transmeton Telegrafi.

Gjithçka që mbulon fytyrën qofshin veshje myslimane apo maska medicinale, konsiderohen të paligjshme nëse barten në publik.

Por, ata do të lejohen t’i bartin ato vetëm “në vente kulturore”, kurse ligji parasheh që fytyra e çdo personi të jeton në këtë vend nuk do të lejohet të mbulohet.

Ndërkaq, policia austriake lejohet të përdor forcën që t’ua zbulojë fytyrën personave që refuzojnë ta bëjnë një gjë të tillë si dhe mund të dënohen deri në 150 euro.

Por, personat që mbajnë maskë pas ndonjë intervenimi kirurgjik apo diçka të ngjashme nuk do të pengohen nga policia, duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore.