Gruaja raciste s’pranon mjekun me ngjyrë për të birin (Video)

21.06.2017 21:59:37

Një video është publikuar nga gazeta britanike “Daily Mail”, ku shfaqet një nënë e cila shfaq sjellje raciste në një klinike mjekësore në Ontario në Kanada.

 

Nëna kërkon një mjek të bardhë që t’i ofroj shërbim të birit, duke refuzuar mjekët me ngjyrë.

“Ju po thoni që në të gjithë këtë klinikë nuk ka një mjek të bardhë”, pyet ajo stafin e klinikës, transmeton shekulli.

Gruaja shprehet se kërkon një mjek që nuk ka dhembë kafe dhe flet anglisht. Në këtë video shfaqen momente nga episodi në fjalë.