Grubi: Situata aktuale në Kuvend mund të zgjasë me vite

04.04.2017 17:58:12

Artan Grubi nga radhët e BDI-së në një emision në Alsat-M duke folur për situatën aktuale në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi se kjo situatë mund të zgjasë disa vite. Ai për këtë bllokim akuzon deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Për mesazhet e kryetarit të Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe përfaqësuesve tjerë të lartë të Brukselit, Grubi përsëriti qëndrimin e tij se kjo krizë mund të zgjasë, madje edhe katër vite.

“Kishim shumë mesazhe nga Brukseli drejtuar veçanërisht Ivanovit dhe OBRM-PDUKM-së për të zhbllokuar situatën, që qytetarët të mos mbahen peng, por edhe zhvillimi ekonomik dhe paqa në vend. Por, ata nuk dëgjojnë apelet, për shkak se situata që është në Kuvend duhet se do të zgjasë jo vetëm 2-3 javë, siç menduam në fillim, por sipas sjelljeve të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kjo mund të zgjasë disa vite”, u shpre Grubi.