Kuvendi nesër do të vazhdojë seancën konstituive

04.04.2017 18:14:54

Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë sot vazhduan debatin për zgjidhjen e kryetarit, zv.kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje dhe emërime. Në seancën e sotme deputetët e OBRM-PDUKM-së përsëri kërkuan nga LSDM të deklarohet nëse kanë pranuar Deklaratën e partive shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare.

Deputeti i LSDM-së, Vllatko Gjorçev apeloi për senzibilitet, për shkak se siç tha, e gjithë situata në shtet është e komplikuar.

Ndërsa udhëheqësi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski, ju bëri thirrje deputetëve të ndalojnë me replikat dhe kundërreplikat dhe të debatojnë për pikat e ditës.

Seanca konstituive do të vazhdojë nesër në orën 11. Deri tani ka pasur 4 diskutues, ndërsa për diskutim janë paraqitur gjithsej 51 deputetë.