Grupi i qytetarëve Protestoj, mban sot një protestë simbolike para prokurorit të vendit

12.08.2016 09:18:08

Grupi i qytetareve #protestoj, në vazhden e protestave pas skandalit të përgjimeve Pronto II, sot do të bëjë një aksion simbolik te zyra e Prokurorit të Shtetit në Prishtinë.

Mediat do të takohen me grupin e qytetarëve te sheshi “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar më pas në drejtim të zyres së Prokurorit të Shtetit.