Grupi pakënaqur i PD-së mban Kuvend, shkarkojnë Aganin, zgjedhin Çerkezin kryetar

28.09.2016 21:11:44

Një grup i pakënaqur brenda Partisë së Drejtësisë (PD) mbajtën një kuvend të jashtëzakonshëm në të cilin shkarkuan kryetarin Ferid Agani dhe zgjodhën si kryetar Sylejman Çerkezin.

Në kuvend morën pjesë 112 delegatë dhe në mënyrë unanime votuan për shkarkimin e Aganit.

Arsyetim këta kanë dhënë shkeljet statutore të partisë, të cilat sipas tyre edhe e kanë dëmtuar rëndë këtë subjekt politik, shkruan Express.

Pas votimit të hapur u zgjodh kryetar i partisë, Sulejman Çerkezi me vetëm dy vota kundër ndërsa kundërkandidati Avni Tafili u tërhoq nga gara në momentet e fundit. Në kongres nuk ishte e pranishme as deputetja Labinote Demi-Myrtezaj.

Ndërkaq Ferid Agani i ftuar në Tv Rrokum ka deklaruar se janë edhe disa kryetarë të degëve, të cilet po privatizojnë aktivitetet partiake, por ka shtuar se këta janë vetëm disa kryetare të degëve dhe jo kryesi të degëve.

“Këta që janë kundër meje, në të kaluarën kanë qenë shumë falenderues ndaj meje sa ishin në ministri”, ka shprehur Agani.