Grupmoshat e personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19 në Prishtinë

15.07.2020 17:25:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar disa të dhëna lidhur me përhapjen e pandemisë COVID-19, në kryeqytet.

Ahmeti ka thënë se në Prishtinë që nga fillimi i pandemisë e deri tani me virus janë infektuar 1 mijë e 629 qytetarë, 416 prej tyre janë shëruar, 21 kanë vdekur kurse raste aktive vazhdojnë të jenë 1 mijë e 192.

Sipas statistikave të publikuara, dy raste të vdekjes ishin të grupmoshës 35-44, pesë raste të vdekjes të grupmoshës 55-64, shtatë raste të vdekjes të grupmoshës 65-74 dhe shtatë raste të vdekjes  mbi moshën 75 vjeç.

Ndryshe, sot janë konfirmuar 119 raste të reja me coronavirus, duke çuar kështu në 5 mijë e 237 numri i personave të infektuar me COVID-19, në Kosovë, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.