Në pamundësi për të qenë pranë të birit, mjekja e njohur uron të birin për ditëlindje bashkë me stafin e Infektivit

24.04.2020 09:14:17

Mjekja Nevila Gjermeni, ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar djalin e saj, Bjorinin, me rastin e ditëlindjes.

Nevila është në vijën e parë të frontit të luftës ndaj koronavirusit, e ka përdorur rrjetet sociale për urimin e të birit.

Por e veçanta është se Gjermeni ka patur pranë vetes edhe stafin e mjekëve e infermierëve. Ndërsa shprehet se kjo ishte një ditëlindje krejtësisht ndryshe.

“Epo të paktën kjo ishte një ditëlindje ndryshe. Asnjëherë më parë nuk i kishin kënduar ‘Shumë urime për ty’ përmes një video-calli mjekë e infermierë, të Spitalit Infektiv. Bjon, dielli im u bëfsh edhe 100!”, shkruan mjekja Nevila Gjermeni.