Guardiola: Man City si Arsenali? Është e pamundur

27.10.2017 20:26:35

Guardiola beson se është e pamundur që City ta përfundojë sezonin pa humbje.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk beson se të besuarit e tij do t’ia dalin të bëjnë atë që ka bërë Arsenali në sezonin 2003/2004 – që fitoi titullin duke mos pësuar asnjë humbje në 38 xhiro.

Por, për Guardiolan kjo gjë është e pamundur të arrihet tani.

“Jemi në tetor. Në dy apo tri ndeshjet fundit e patë se sa e vështirë është që të fitosh”, tha Guardiola.

“Sezon pa humbje? Jam përgjigjur në konferencën e kaluar, harroni këtë”, u përgjigj trajneri spanjoll, që nuk beson se City do të qëndrojë i pamposhtur.

City aktualisht është lider në Premierligë pa asnjë humbje, me 25 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Manchester United në vendin e dytë.

City do të shtunën do të përballet me West Bromwich Albion. /Gazeta Express/