Hahn do të merr pjesë në seancën qeveritare, do të diskutojë për reformat prioritare

25.06.2017 14:52:14

Eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, nesër (26 qershor) gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni, do të merr pjesë në seancën qeveritare, e paraparë të diskutohet për reformat prioritare
Qeveria sot njoftoi se Hahn nesër do të ketë takim kokë më kokë me kryeministrin Zaev, ndërsa pas takimeve edhe me delegacionin qeveritar, Hahn do të merr pjesë në seancën e qeverisë në të cilën do të diskutohet për reformat prioritare.

Me rastin e ardhjes së tij në Maqedoni, Hahn deklaroi se edhe pushteti edhe opozita duhet të fokusohen në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe ta kthejnë Maqedoninë drejt Bashkimi Evropian.

Nesër në Shkup do të arrijë edhe eksperti evropian Reinhard Priebe, i cili të premten ateroi në Ohër si ligjërues në Shkollën Verore për Avokatët.