Hahn: Kosova ka bërë përparime, për vizat duhet të përmbushen kriteret e mbetura

09.11.2016 14:52:56

Komisioni Evropian ka publikuar raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit. Me këtë rast, komisioneri për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn në një konferencë për media tha se Kosova ka bërë hapa të mirë për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, por sipas tij është koha që të përmbushen edhe kriteret e mbetura.

Hahn tha se Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj tha se është koha që të plotësohen edhe dy kriteret e mbetura.

Komisioneri për Zgjerim tha se në Kosovë duhet të tejkalohet tensionimi politik, duhet të forcohet shteti ligjor dhe demokratik, si dhe duhet të ratifikohet Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.