Hahn: Rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet edhe nëse nuk ju pëlqen

01.03.2017 20:27:08

Komisioneri evropian për zgjerim Johannes Hahn përmes rrjetit social Twitter ka komentuar vendimin e presidentit Ivanov që mos t’ia ndajë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.

Hahn shkruan se në një vend demokratik shumica parlamentare duhet të respektohet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve të parakohshme. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet të respektohet edhe nëse një gjë e tillë nuk i pëlqen. Prej këtu pres që gjithë liderët dhe institucionet në interes të qytetarëve të lejojnë që proceset demokratike të zhvillohen”, shkruan Hahn.