Hajdutët nuk falin as gazetarët. I grabitet makina analistit të njohur

16.12.2016 12:53:02

Hajdutët nuk falin as gazetarët, duke u grabitur makinat.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur ditën e djeshme kur një 36-vjeçar është shpallur në kërkim sepse sipas policisë i ka vjedhur disa sende makinës së një analisti të njohur.

Burime nga policia thanë  se Ervin T., është shpallur në kërkim nga policia sepse gjatë natës, në rrugën “Myslym Shyri”, në mjetin tip “Benz” të gazetarit dhe analistit të njohur S. M.

I riu i shpallur në kërkim dyshohet se ka vjedhur pasqyrat dhe komandat elektrike të timonit dhe më pas është larguar. Burime nga policia thanë se ka qenë vetë gazetari i njohur që ka bërë denoncimin, në lidhje me vjedhjen që i kishte ndodhur.