Shqipëria, parajsë e riciklimit të plehrave nga Evropa (Video)

21.12.2016 17:53:58

Ligji për importin e plehrave në Shqipëri është një ndër më të debatuarit, mes qeverisë që kërkon ta miratojë dhe shoqërisë civile dhe opozitës që e kundërshton.

Prestigjiozja franceze ‘France24’ ka bërë një reportazh rreth kësaj çështje, duke e cilësuar Shqipërinë si një “parajsë riciklimi” që mund të bëhet së shpejti nëse ligji votohet në Parlament.

“Qeveria shqiptare po kërkon të miratojë një ligj që do të lejojë importin e mbetjeve në vend. Autoritetet thonë se kjo do të mundësojë rritje të ndjeshme ekonomike në sektorin e riciklimit. Por, shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet në aftësinë e autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve që do të hyjnë në vendin më të korruptuar të Evropës”, raporton ‘France24’.

‘France24’ ka intervistuar përfaqësues të mazhorancës që mbështesin këtë ligj, si dhe anëtarë të shoqërisë civile që e kundërshtojnë.