Shqipëri: Qeveria merr vendim për t’i hequr vizat me Ukrainën

21.12.2016 18:05:32
Një tjetër destinacion shtohet në listën e qytetarëve shqiptarë për të udhëtuar pa viza.

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka miratuar sot marrëveshjen me Qeverinë e Ukrainës për të udhëtuar pa viza në këtë shtet.

Ky vendim ka qenë propozim i Ministrisë sonë të Jashtme për t’u hequr vizat mes dy vendeve.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.