Me rastin e shkuarjës në përjetësi të ish anëtarit të Kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Piranë të Prizrenit dhe veteranin e UÇK-së të ndjerit Dalip Dalipi, sot në një organizim dinitoz, familja, farefisi dhe miqtë e të ndjerit në Renens të Lozanës, kanë organizuar pritje për ngushëllime. Mërgimtarë të shumtë, miq e shokë të familjës Dalipi-Latifi me këtë rast kanë ngushëlluar familjën e të ndjerit, me rastin e ndarjes nga jeta. Ashtu siq ishte edhe varrimi i të ndjerit në vendlindje edhe organizimi i sotëm shkojë në mënyrë dinjitoze, sepse i ndjeri me veprimtarinë e tij e ka merituar një gjë të tillë. Pasi që ndarja nga jeta e Dalipit është një humbje e thellë jo vetëm për familjen, por edhe për bashkëpunëtorët dhe LDK-në, sepse, kemi humbur një njeri që me vepra konkrete punoj dhe veproj në shërbim të familjës, të interesave shoqërore dhe kombëtare, duke mos kursyer asgjë nga vetja e tij. I ndjeri Dalip, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare pas një sulmi në zemër, ndërsa ceremonia e varrimit në vendlindjen tij në fshatin Piranë është bërë, më 1 tetor 2016. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të ndjerin Dalip Dalipi-Latifi. U prehtë në paqe! Lavdi!
Haki Latifi








































