Haki Rugova: Cerrca e Ibrahim Rugovës shumë entuziaste hapi fushatën zgjedhore

11.12.2017 23:53:44

Cerrca e Ibrahim Rugovës sot ishte shumë entuziaste në këtë fillim të  fushates zgjedhore.

Istogasit për të tretën here do dalin  në zgjedhje dhe do t’ ua japin një mësim të mirë të gjithë atyre që dëshen të manipulojnë më votën e tyre. Në Istog nuk ka pasur  dhe nuk do të këtë vend asnjëhere për mashtrues, shprehet tejet i entuziast  kryetari i LDK dega e  Istogut z. Haki Rugova në një postim në facebook.

Postimi i plotë i z. Rugova në facebook është:

Në një takim shumë entuziast hapëm sonte fushatën zgjedhore në Cerrcën e Ibrahim Rugovës.
Istogasit për të tretën herë do u japin mësim të gjithë atyre që manipuluan dhe kontrabanduan votën e tyre. Në Istog asnjëherë nuk ka pasur dhe nuk do të ketë vend për mashtrues.

Do qeverisim Istogun për katër vitet e ardhshme bashkë në koalicion me njerëzit e mirë të Istogut.

Faleminderit bashkëvendasit e mi për pritjen dhe përkrahjen. Ju jam shumë mirënjohës.
Faleminderit edhe miqëve tanë: Vjosës, Naserit, Kujtimit, Besës, Armendit, Dritonit, Shkumbinit e shumë të tjerë e që po na qëndrojnë afër.