Haki Rugova nënshkroi një marrëveshje më Caritas Kosova

07.03.2018 22:35:40

Marrëveshja të cilën nënshkruan krytari Rugova dhe përfaqësuesi i  Caritas Kosova, është vazhdimësi e mbështetjes që komuna  e Istogut i ka ofruar projektit “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanta në Komunën e Istogut” që në këtë komunë është duke u realizuar që nga viti 2015.

Qëllimi i këtij projekti, sipas kryetarit Rugova që është shprehur nëpërmjet  një postimi  në facebook është mbështetja e institucioneve sociale dhe shëndetësore të kësaj komune.

Ky është postimi i plotë në facebook:    

Të nderuar qytetarë,

Bashkë më përfaqësuesit e Caritas Kosova, sot nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimin dhe bashkëfinancimit për projektin “Ngritja e përkujdesit për shërbime sociale dhe shëndetësore në shtëpi dhe ambulanta në Komunën e Istogut”.
Qëllimi i marrëveshjes është mbështetja e institucioneve sociale dhe shëndetësore të komunës tonë.
Kjo marrëveshje është realizuar që katër vite në vazhdimësi bashkë me Caritas Kosova dhe që nga viti 2015 e deri më tani nga këto marrëveshje të realizuara janë punësuar gjithsej 77 punëtorë të cilët kanë kryer vizita sistematike nëpër shtëpi të personave në nevojë dhe deri më tani kanë realizuar 2932 vizita shtëpiake në tërësi.