Halil Kastrati ndihmon gruan nga Prizreni që strehon nevojtarët me probleme në zhvillim mental

18.04.2020 18:19:00

Humanisti, Halil Kastrati, i ka dalë në ndihmë Resmije Krasniqit, themelueses së qendrës “Hadër” në Prizren, gruas që në strehë mban dhjetëra persona me probleme në zhvillimin mental.

Krasniqi ata i mbanë me financa të saj, rrallë herë me përkrahje nga shteti apo donatorët. Këtë kohë të pandemisë ajo kishte mbetur në gjendje shumë të rëndë financiare e madje kishte edhe mungesa elementare.

Lajmi.net kishte raportuar pak ditë më parë lidhur me gjendjen e rëndë të Resmijes dhe të strehuarve në qendrën e saj. Resmija rrëfente se nuk po mund të gatuante, dhe se i ishin shterur të gjitha rezervat ushqimore, e madje edhe një punëtore ia kishte lënë punën.