Çollaku i zhgënjyer nga BE dhe partitë politike në vend

09.09.2016 18:23:49

Ish-ministri tash shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, në rrëfimin e tij në Info Magazine tregoi arsyen pse e ka lënë këtë post.

“Kjo që kam bërë unë, është një praktikë e re që duhet të aplikohet në politik-bërjen kosovare. Shkuarja ime në presidencë nuk është habi për askënd. Kam një eksperiencë disa vjeçare me presidentin Hashim Thaçi”.

“Kam arsye të fuqishme që e lash postin e ministrit. Arsyeja kryesore është një dozë e zhgënjimit edhe me BE-në për vonesat që ka bërë me Kosovën, ndërsa arsyeja tjetër lidhet me arsyet aktuale të brendshme në vendin tonë”.

 

“Ta them troç, gjatë dy viteve të fundit, për herë të parë kemi vërejtur nga BE-ja ndasi dhe pozicione të pakuptueshme. I zhgënjyer jam edhe me partitë politikë në vend. Dita e votimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim duhej të ishte ditë feste, e jo të bojkotohej”.

“Sa i përket procesit të integrimit europian, s’kemi mundur të bëjmë asgjë më shumë. Është bërë maksimumi”.