Musliu: Nëse shkrimi për babain e Vraniqit do të ishte për babin tim, VV do ma gerrdiste jetën

09.09.2016 18:28:59

Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka komentuar rreth një lajmi të publikuar në media për babanë e zëdhënësit të Vetëvendosjes, Erzen Vraniqit.

Sipas këtij shkrimi ishte babai i Vraniqit ai që lejoi ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së.

Musliu ka thënë se po të kishte bërë diçka të tillë babai i dikujt nga PDK-ja, Vetëvendosje nuk do t`i linte rehat dhe do t`ua “gerrdiste” jetën dhe nuk do të kishin mundur as ta hapnin Facebook-un.

“S’parapelqej asnjehere qe ti akuzoj femijet per te bemat e baballareve (prinderve) veq duke e lexuar kete shkrim me shkoj ndermend sikur ky shkrim te kishte te bente me Baben tim apo te dikujt tjeter nga PDK, po na e kishin gerrdite jeten aktivistet e VV-se se le qe kishim guxu me e hape Facbook-kun keto dit”, ka shkruar ajo./Indeksonline/