Qeriqi: Le t’ua ulin pagat atyre që i marrin 5 mijë euro, jo veteranëve

09.09.2016 18:33:39

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka reaguar pas lajmeve se mund të ketë ulje të pensioneve të veteranëve duke shprehur se qeveria le t’ua uli pagat atyre që marrin 5 mijë euro dhe jo veteranëve.

“Qeveria le të diskutojë me drejtorë bordesh e agjensish të ndryshme të cilët marrin deri në katër mijë, pesëmijë euro dhe të marrrë vendime për uljen e pagave të tyre.Poashtu le të diskutojë me përfaqësuesit e institucioneve që t’ju ulë meditjet dhe të bëjë shkurtime në dreka darka e udhëtime të panevojshme. Në vend të mendojnë për një pension më të dinjitetshëm për këtë kategori ata planifikojnë uljen e pensioneve se po ju duken që u bënë çirak veteranët me 170 euro.” ka thënë Qeriqi.

 

Ai ka theksuar që paralajmërimet e fundit të qeverisë, se duhet të diskutohet për ndryshimet rreth pensioneve të veteranëve të UÇK-së do të sjellin situata të pakëndëshme, sepse në këtë drejtim nuk do të diskutojnë fare me ta, dhe nuk do të pranojnë asnjë diskutim që dëmton interesat dhe të drejtat e veteranëve. “Ne jemi të vendosur dhe të paluhatshem në qendrimet tona dhe me asnjë çmim nuk do të terhiqemi.” ka shtuar Qeriqi.