Selmanaj i përgjigjet Gecajt: Qiti krejt “sekretet” nga takimi me kryeministrin

09.09.2016 18:21:20

Kreu i Deçanit, Rasim Selmanaj i është kundërpërgjigjur Bajram Gecajt i cili kishte thënë se Selmanaj nxorri në publik “sekrete” të takimit me kryeministrin Isa Mustafa.

Selmanaj ka thënë se Gecaj nuk ka qenë fare në takim, kurse ai nuk i ka keqpërdorur takimin, sepse ai ishte i hapur dhe konstruktiv.

Ai i ka thënë Gecajt se nuk do të ishte marrë me postimin e tij në Facebook po të mos ekzistonte fjalia “Sodoqoftë ne nuk e kemi ndermend të tregojmë se çfar tha Selmanaj në këtë takim”.

“Po të lus qiti krejt “sekretet” dhe fjalët çka kam thënë unë në takim”, është shprehur Selmanaj.

Lexoni postimin e plotë të Selmanajt:

DY FJALË PËR BAJRAM GECIN

Me gjithë respektin që kam për ju dhe familjen Geci e cila ka kontribuar ndër breza për çështjen kombëtare, deshiroj të them se asgjë se kam keqpërdor takimin siç e quani ju të “mbyllur” sepse takimi ishte i hapur dhe konstruktiv.

E para ju skeni qen fare në takim, e dyta kam qen i kujdesshem në dekleratat e mia por mvaret kush si don me i kuptu dhe perdor për konsum ditor, e treta edhe ne takim por edhe në interaktiv kam qen konstruktiv dhe i gatshem me ndihmu për të ballafaqu argumentet të cilat tregojn se komisioni shtetror nuk e ka bërë punën si duhet.

Ndersa sa i perket kryetarit të Pejës kam dasht me tregu se sa e ndjeshme është çeshtje e kufirit me Malin e Zi, por duke vlersu edhe qendrimet konstruktive të kryetarit të Pejës të cilin ju deshironi ta ” mbroni”! Me shumë sinqeritet dhe dashamirësi dhe qellim të mirë e kam thënë!

 

Nuk isha marr me këtë shënim tuajin në fb sikur të mos ishte fjalia e fundit, citoj”Sodoqoftë ne nuk e kemi ndermend të tregojmë se çfar tha Selmanaj në këtë takim.

Po te lus qiti krejt “sekretet” dhe fjalet çka kam thënë une në takim.

Krejt në fund, edhe njëherë po i tregoj opinionit që ishte takim i hapur dhe konstruktiv dhe pa asnjë “sekret”! Qëndrimet ishin ato që i kemi pas në opinion tash e sa kohë sa po debatohet për demarkacionin!

Veq një ndryshim ishte në takim vullneti i kryeministrit për ti ballafaquar faktet dhe për të rishikuar demarkacionin në pjesët ku po kontestohet pothuajse nga të gjithë! E kam vlersuar dhe du me besu se e ka seriozisht këtë qasje dhe qëndrim z. Isa Mustafa!

Poashtu do të jam i gatshem me bashkëpunu që kufiri të kthehet aty ku ishte! Kufiri te Kulla është fitore e juaja, e opozitës dhe pozitës, është fitore e Kosovës!

Prandaj pse po brengoseni për këtë qëndrim të axhës së kryetarit të Pejës, e as për të njejtin qëndrim edhe të familjarëve tuaj dhe bashkëveprimtarëve të mi! Intimisht kështu mendoni edhe ju prandaj urojmë të kthehet kufiri aty ku ishte, TE KULLA! Besoj shumë se ky do të ishte lajm i mirë edhe për ju dhe kryeministrin!