Vraniqi: Do ta kisha hall të më lëvdoj Expressi

09.09.2016 18:15:56

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka reaguar ndaj gazetës “Express”, duke thënë se po shpifin për të dhe familjen e tij.

“Shpifjet më bëjnë të kuptoj që jam në rrugë të drejt”, ka shkruar Vraniqi në Facebook.

Lexoni reagimin e plotë:

Shpifjet, insinuatat dhe sulmet në përgjithësi ndaj meje dhe familjes time nga Expressi dhe të tillët si ata, veç sa më japin të kuptoj që jam në rrugë të drejtë. Do ta kisha hall të më lavdërojë Expressi jo të më shajë.

Se kush po nënshkruan e kush po falë toka e ka kuptuar gjithë populli, prandaj kot fshiheni pas Sava Janjiqit!

 

Për Expressin dhe padronët e tyre e kam vetëm një porosi:

Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë !

Ky është vullneti i popullit, kurse ne jemi infrastruktura e këtij vullneti!