Halimi: Feja duhet të jetë larg shkollave

16.11.2016 19:09:48

Prindërit e nxënësve të shkollës fillore “ Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës kanë kërkuar largimin e arsimtares, Fatmire Bujupi pasi kjo e fundit mban shami.

Ligjëruesja e studimeve gjinore, Sibel Halimi ka thënë se në këtë çështje ka parë panik të krijuar nga prindërit ashtu si edhe tek nxënësit.

“Fëmijët, duke qenë të ekspozuar ndaj mediave dhe duke marrë informata për ekstremizmin fetar, janë të frikësuar. Mbulesa është aspekti vizual se si një fe përfaqëson vetveten”, tha ajo.

Halimi në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky rast nuk ka të bëjë me shaminë, por është mosinformim i prindërve se çfarë mund të vjen si rezultat i grave me shami në mësimdhënie.

“Ky duhet të jetyë shqetësim për institucionet tona. Kur e kemi trajtuar ekstremizmin fetar jemi marrë vetëm me ata që janë bashkuar në luftëra”.

Sipas saj, feja duhet të jetë larg shkollave.

“Në Parlamentin e Kosovës kemi një deputete që është e mbuluar. Në mënyrë që të ruhet rendi dhe të mos krijohen tabore të tilla të ndarjes, feja duhet të jetë larg shkollave. Meqë Kosova është përcaktuar si shtet sekular atëhëerë feja duhet të jetë larg nga shkolla”, tha Halimi.