KOMPLOTI KUNDËR TRUMPIT Përfundon “darka sekrete” e Sorosit dhe merret një vendim

16.11.2016 19:26:11

Takimi i pjesëtarëve të Aleancës Demokratike në krye me miliarderin George Soros ka përfunduar mbrëmë në Uashington, kurse mesazhi kryesor që doli nga aty ishte: Të ndalet Donald Trump.

Demokratët amerikanë kanë folur për strategjinë e “qëndrimet agresiv” ndaj administratës së ardhshme të Donald Trumpit në Uashington, marrë parasysh se presidenti i ri i SHBA-ve do t’i fus shumë ide të tij të papranueshme në Shtëpinë e Bardhë, shkruan “Washington Post”, transmeton lajmi.net.

George Soros, njëri nga themeluesit e Aleancës Demokratike, u ka thënë kolegëve të tij në takim treditor se Donald Trumpi paraqet rrezik.

“Ai është diktator potencial. Kam besim se institucionet amerikane dhe opozita energjike do t’i qëndrojnë në rrugë për moszbatimin e planeve të tij”, ka thënë Soros.

Qëllimi është që të ndikohet edhe në republikanët dhe ata t’i kthejë kundër Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij. I parë në nishan është Steven Bannon, drejtori i deritashëm i portalit kontrovers “Bartbart neps”, të cilit Trumpi e ka zgjedhur si strategun kryesor në ekipin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai është anisemit, racist dhe mizoginist. Nuk duhet të kemi asnjë marrëveshje me atë tip, derisa ai vazhdon të merret me përhapjen e urrejtës. Pse? Sepse jemi amerikanë”, ka thënë njëri nga zyrtarët që merrte pjesë në takimin e mbyllur në hotelin luksoz në Uashington.

Miliarderi Soros, njëri nga sponsorët kryesor të fushatës së Hillary Clintonit, nuk po mund të pajtohet me fitoren e Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.